Kush mund ta mendonte që Gena, një ditë do të shkurtonte flokët? Këngëtari korҫar, prej vitesh i spikatur me zërin e veҫantë, është identifikuar publikisht edhe për kaҫurrrelat karakeristikë të gjatë, të cilat kanë frymëzuar edhe shumë herë skena të ndryshme humori. Tani, gjithҫka ka marrë fund. Gena nuk i ka më kaҫurrelat e gjatë.

Në foton e fundit të postuar në profilin e tij në Instagram, Gena ka prezantuar veten me një stil krejt të ri dhe të befasishëm.

Pas fotos me mbishkrimin “Flokët e shkurtër” që Gena ka postuar në profilin e tij në Instagram, fansat e kanë komplimentuar për pamjen e re, madje nuk kursehen as në komplimente. Ka që mendojnë se kështu “i ka dalë fytyra në dritë” dhe të tjerë që e krahasojnë edhe me pamjen e George Michael.