E ka lënë pak javë më parë aventurën në Big Brother dhe u bë menjëherë personazh edhe pasi doli nga shtëpia e famshme. Gerta Shino, ish-banorja e Big Brother, e cila ishte ҫift me Denisin, sapo u skualifikua nga gara, lajmëroi se edhe lidhja e ҫiftit mori fund me daljen prej andej.

Edhe pse u përfol se lidhja mund të funksiononte jashtë, duket se Gerta e ka ndarë mendjen dhe Denisi nuk mund të jetë më shumë se një mik për të.

Vetëm një natë më parë, Gerta është parë në shoqërinë e Veselit, fituesit të Big Brother 8. Ende nuk dihet se ҫ’marrëdhënie kanë mes tyre, megjithatë të dy kanë postuar foto në rrjetet sociale për të ngacmuar fansat, të cilët kanë filluar dyshimet: po këta të dy bashkë, ҫfarë i lidh?

Askush nuk ka shkruar një status në foton e postuar, por Veseli ka vizatuar një zemër, e cila mund të jetë ngacmim për fansat… apo ka diҫka më shumë përtej këtyre fotove?

Pas ndarjes me Tean, për Veselin nuk është mësuar ndonjë lidhje e re, megjithëse edhe ai nuk u ka shpëtuar dyshimeve dhe spekulimeve të mediave e portaleve. Ndërsa Gerta, me sa duket, historinë me Denisin e ka lënë brenda Big Brother-it.