Pra pak kohësh, mediat nisën të flisnin për një histori dashurie mes Florit dhe Libertës, madje faqet gossip të së shtunës në Shqipëri shkruan për një bashkëjetesë të tyre në Prishtinë.

Po atë të shtunë, Liberta në mbyllje të programit të saj Prive në Klan Kosova bëri një veprim që për shumë ishte misterioz. Ajo ndezi një qiri dhe ia la kameramanit që kishte përballë. Një mbyllje krejt ndryshe nga të zakonshmet, pikërisht në periudhën kur jeta e saj po përflitej, u mor si një përgjigje, por askush nuk mundi ta dekodonte. Megjithatë veprimi ka qenë një mesazh shumë i qartë.

Një lexuese e revistës Class nga Kosova na ka sqaruar kuptimin e atij veprimi.

“Në Kosovë ekziston shprehja 'pse më mban qiriun' që ka kuptimin 'pse i fut hundët në punët e mia' dmth të jesh i informuar mbi detajet e jetës private të personit në fjalë”, na shkruan lexuesja.

Reagimi i Libertës duhet të ketë qenë, pikërisht për shkrimet e portaleve që prej disa ditësh po flisnin për jetën e saj private.

Sigurisht një gazetareje të profilit të saj, të gjitha këto lajme nuk i kalojnë pa u vënë re dhe ndoshta ajo edhe merret me jetën private të të tjerëve, por në rastin e vet nuk dëshiron të zbulojë asgjë më shumë dhe do të lihet e qetë. Megjithatë është e pamundur që mos të shkruhet për dy personazhe si ata.