Pas disa ditëve me mot të ngrohtë, jo tipike për muajin prill, kjo javë do të risjellë reshjet e shiut në vend. Të paktën kështu parashikojnë meteorologët në fillim të kësaj jave. Kështu, sipas Meteoalb, në të gjithë territorin ka vijuar mot me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të dukshme në pjesën e dytë të ditës së diel, kryesisht në zonat malore reshje të përkoshme shiu.

Në këto situate, Shqipëria do të vijojë me një mot të paqëndrueshëm duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash edhe në fillim të kësaj jave. Për pasojë, vendi rrezikohet nga shira të përkoshëm shiu.

Temperaturat ulen me dy deri në 3 gradë celius në orët e para të ditës së hënë, ndërsa orët e mesditës sjellin një rënie të ndjeshme. Era vijon të fryjë mesatare me një shpejtësi 45 km orë duke gjeneruar dallgë në det.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17/ 23 °C

në vendet e ulëta: 19 / 22 °C

në vendet malore: 11 / 18 °C.