Moti tipik pranveror, këtë javë do të jetë i pranishëm në të gjithë territorin. Mëngjese të freskëta, mesditë e nxehtë dhe pasdite me reshje. Ky është parashikimi i fundit i meteorologëve për këtë javë.

Kështu, sipas shërbimit Meteoalb, shirat rrezikojnë pjesën e dytë të ditës gjatë kësaj jave dhe pas ditës së enjte, reshjet do të jenë më të konsiderueshme.

Nga e hëna deri të premte, parashikohet që moti të jetë me kthjellime e vranësira kalimtare, të cilat fuqizohen përkohësisht pas mesditës duke rrezikuar shira të dobët dhe afatshkutër. E enjtja sjell sasi më të konsiderueshme të shirave gjatë pjesës së dytë të saj dhe kryesisht në zonat lindore. Temperaturat gjatë gjithë këtyre ditëve, luhaten me 1 – 2°C, por mbeten të larta duke variuar nga 6°C minimalja në juglindje deri ne 27 – 28°C, maksimumi ne zonat perëndimore.