Manushaqe Çela është nëna e dëshpëruar që ju drejtua emisionit Fiks fare pasi i përjashtuan djalin nga shkolla. Një sanitare e shkollës profesionale “Petro Sota” i ka ofruar ndihmë Xhanluka Çelës duke i premtuar se do ta rregullonte situatën në këmbim të 150 mijë lekësh të vjetra. Në fakt pasi djali i dha paratë nën dorë vazhdoi rregullisht mësimin. Fiks Fare ka evidentuar këtë situatë si dhe ka bërë ballafaqimin e fakteve.

Më përjashtuan djalin në 19 janar të 2018-ws. Atë ditë që e kanë përjashtuar më mori mësuesja kujdestare dhe më tha djali juaj ka 45 mungesa përjashtohet. Të nesërmen kërkova ballafaqim për mungesat në drejtori, por nuk më priti askush. Një ditë më pas tentova sërish të takoja drejtoreshën, më priti duke më bërtitur dhe më tha të shkoja të konsultohesha me mësuesen kujdestare, por kjo e fundit nuk më tregoi regjistrin. Po atë ditë një sanitare e shkollës i mori numrin e telefonit djalit dhe i premtoi se do ta zgjidhte ajo situatën me para nën dorë. Të nesërmen im bir i dorëzoi 150 mijë lekë të vjetra dhe më pas nisi shkollën sërish. U interesova të dija çfarë u bë me mungesat, por mësuesja kujdestare sërish nuk më sqaroi. Isha në një dilemë të madhe ndaj iu drejtova emisionit Fiks Fare”,- u shpreh e z.Çela.

Fiks Fare ka xhiruar të gjithë bisedën e bërë midis djalit dhe sanitares. Kjo e fundit pasi numëron paratë dhe sigurohet që janë 150 mijë lekë të vjetra i thotë djalit të vazhdojë mësimin i qetë. “Nesër shko në mësim dhe të mos mungosh, më dëgjove?

"Për kokë të djalit mos më vini më në të tilla siklete” tha sanitarja dhe numëroi paratë të cilat më pas i futi në xhep. Dy muaj më pas djali ka vazhduar të shkojë rregullisht në mësim, madje nëpërmjet një videoje vërtetohet edhe apeli i cili bëhet nga mësuesja e cila thërret emrin Xhanluka Çela. Fiks Fare i është drejtuar drejtorisë së shkollës profesionale “Petro Sota”. Drejtoresha Klotilda Naço tha se djali i ka bërë vërtet 45 mungesa, por i janë justifikuar tre mungesa në mënyrë njerëzore. Drejtoresha, pas pyetjes së gazetarëve të Fiksit, nëse ishte në dijeni të pagesës nën dorë për të shlyer mungesat e nxënësit, ajo fillimisht nuk pranon, por në bisedë e sipër pohon se kishte dijeni për këtë situatë. “Djali e filloi shkollën përpara se të jepeshin paratë. Nuk kishte pse t’ia jepte sanitares, mund t’ia jepte mësueses. Këtu askush nuk e bën këtë gjë dhe për këtë ju garantoj. Ne i justifikuam tre mungesa se na erdhi keq për të ëmën, e cila erdhi dhe na takoi me lot në sy”,- u shpreh z. Naço. Ajo pohon gjithashtu se për këtë rast se do të ketë një hetim nga ana e shkollës dhe do të merren masa./TCH/