Reshjet e dendura të borës dhe shirat e rrëmbyer kanë pushtuar këto ditë të gjithë vendin duke sjellë bllokim të shumë akseve dhe përmbytje në shumë pjesë të tjera. Sipas meteorologëve, e mërkura deri në mesditë do të vijojë me reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve, reshjet do të jenë lokalisht intensive (duke u shoqëruar edhe me shtrëngata), deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës.

Gjatë pjesës së parë të ditës së sotme, reshjet pakësohen ndjeshëm në veri dhe qendër, por mbeten prezente në ekstremin jugor.

E mërkura sërish do të ketë reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në jug dhe qendër.

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel), por do të bëhen të dobëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11;

në vendet e ulëta: 4 / 9 ;

në vendet malore: -1 / 5 °C.