Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga maji i vitit 2017, po të përmendim një mësues matematike në Kashar që ngacmonte seksualisht nxënësen e tij dhe i dërgonte mesazhe erotike në FB, shumë nga ne do të kujtohen shumë mirë.

Mësuesi i matematikës H.Martani, 64 vjeç, kishte nisur ta ngacmonte nxënëse e tij 14 vjeçe që në janar, por vetëm në maj ajo foli me të ëmën, e cila e denoncoi menjëherë rastin në polici. Si provë kanë shërbyer mesazhet e mësuesit në FB. Tashmë, Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për Martanin, i cili është dënuar me 3 vjet burg për veprën e tij.

Megjithatë, nga këto, do të kryejë vetëm 2 si gjykim i shkurtuar dhe në kushtet e arrestit të shtëpisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Konkretisht, dënimi për Matarin është që ai nuk do ta ushtrojë profesionin deri në mbushjen e moshës së pensionit, ndërkohë që i dënuari nuk e ka pranuar krimin.

 

Edhe pse familja e së miturës mund të pretendonte një dënim më të madh, sërish guximi i mamasë së nxënëses për të mbrojtur të bijën duke denoncuar rastin dhe duke sfiduar mentalitetin, u shpërblye.

Mësuesi fajtor nuk mund të kërcënojë më nxënës në shkollat publike të Shqipërisë.