Ditët e para të janarit kanë qenë më të ngrohta se tipiket e stinës së dimrit. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj fundjave, vlerat e termometrit të ulen ndjeshëm, por po kështu do të ketë edhe reshje shiu e bore.  

Sipas Meteoalb, dita e shtunë pritet të ketë kthjellime dhe vranësia të shpeshta, kryesisht në zonat lindore dhe ekstremet veri-jug, ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës, por rënie me 2°C sjell mesdita.

Ndërkohë, dita e diel vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në jug dhe qendër, por vranësira të shpeshta lokalizohen në veri dhe lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore. Sa u përket temperaturave, do të ketë rënie në të dy ekstremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.