Për të gjithë qytetarët e interesuar për të përfituar një vizë turistike në SHBA, Ambasada Amerikane publikon shpeshherë informacione dhe të dhëna të domosdoshme që u vijnë në ndihmë aplikuesve. Konkretisht, sot, për të gjithë ata duan të aplikojnë apo edhe ata që kanë aplikaur për vizë turistike Amasada i lajmëron se procedura është një dhe vetëm një.

Fatmirësisht, ne jemi ekspertë kur vjen puna tek aplikimi për vizë dhe u përgjigjemi saktë me herën e parë! Nëse zgjidhni të aplikoni për vizë, procedura është “një dhe vetëm një. Aplikoni në mënyrë të saktë.” – shkruhet në postimin e fundit të Ambasadës.

Këto janë rregullat që duhet të respektoni nëse aplikoni për një vizë turistike.

1. Plotësoni formularin e aplikimit online Ds – 160

2. Paguani tarifën e aplikimit

3. Caktoni takimin tuaj

4. Paraqituni në instervistë me pasaportën tuaj, fletën e konfirmimit të Ds-160 dhe një fotografi.