Pas sheshit “Skënderbej” mbrëmë, sot ishte radha e Pazarit të Ri të ndriçohej nga dritat e festave të fundvitit. Me shtypjen e butonit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj solli simbolikisht festat edhe në një nga hapësirat më të frekuentuara nga qytetarët e Tiranës dhe turistët e huaj. Veliaj uroi muajin e festave dhe theksoi se këtë vit, Tirana, falë investimeve të bashkisë dhe të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, do të ketë dy qendra ku do të festojë.

Fjala e plotë:

Nëse rrisim qytetin me dashuri mund të kemi më shumë dashuri me njëri-tjetrin. Taksat e vendosura nga bashkia për Pazarin e Ri u mundësua krijimi i zbukurimit në Pazarin e Ri. Për herë të parë kemi dy vende ku do të festojmë festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Kemi sheshin “Skënderbej”, që vjen si një hapësirë më e madhe kombëtare, por për herë të parë jemi këtu në Pazarin e Ri.

Unë jam rritur në këtë vend prandaj e dashuroj këtë vend prandaj le të zgjerojmë ambientet. Veliaj ftoi fëmijët për të numëruar mbrapsht dhe për të ndeyur dritat e pemës.