Nëse keni bërë plane që këtë të diel të udhëtoni, apo të bëni një piknik në natyrë, pasi ditët e fundit tepmeraturat kanë qenë mjaft të larta për stinën që jemi, atëherë bëni mirë të shikoni parashikimin e motit pasi temperaturat nga sot do të ndryshojnë.

Mëngjesi dhe paraditja e kësaj të diele, do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat bregdetare ndërsa moti kryesisht i kthjellët, mbetet dominant në zonat e ulëta dhe ato malore.

Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe mëngjesin e së hënës priten shira në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojn rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten në vlerat 3-24°C. Era do vijojë mesatare me shpejtësi deri 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në det gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.