Pas bllokimit të faqes ku bëhen aplikimet online për Lotarinë Amerikane, një natë më parë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar me një njoftim të rëndësishëm. Prej disa orësh, sqaron ambasada, aplikimet janë bllokuar, por po punohet që gjithçka të rivihet në funksion.

Kështu, sipas njoftimit, "faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet - jo vetëm Shqipërinë. Ne do t'ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion. #AskAnna #PyetAnën” – shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook.