Meteorologët parashikojnë se moti me diell dhe ditët e ngrohta me diell do të vijojnë edhe gjatë kësaj jave. Kështu, sipas Meteoalb, duke filluar që nga dita e enjte, vijon dominimi i kthjellimeve deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin jugor e verior. Edhe pasditja mbetet nën dominimin e motit kryesisht të kthjellët deri në mbrëmje kur vranësira kalimtare shfaqen në veri dhe qendër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje të ndjeshme sjell mesdita kur maksimumi ngjitet mbi 27°C.

Sipas parashikimeve, edhe e premtja do të jetë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërsa të shtunën dhe të dielën, priten edhe shira lokalë.