Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur nga Korça, Irena Vreto, ka ndërruar jetë. Rasti i Vretos u bë publik pak vite më parë kur ajo denoncoi publikisht klinikën private për kurën e gabuar që i dhanë për sëmundjen.

 

Në vitin 2014, çështja e Vretos u bë publike edhe nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe kreut të saj në atë kohë, Ilir Beqaj, që kurimi i saj të shihej me përparësi.

Megjithatë, me gjithë përpjekjet për ta luftuar, sëmundja e rëndë e ka mundur.

Lajmin e ka dhënë sot kolegia e saj, Albana Çakshiri përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

"Te nderuar miq dhe dashamires,
Sot ka nderruar jete shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto. Semundja e rende per 4 vite te gjata dhe te tmerrshme triumfoi, megjithe luften e forte te Irenes. Nuk doja te shkruaja nje lajm te tille, per nje zonje qe miresine e kishte lajtmotivin e jetes se saj. Per nje intelektuale dhe artiste te rralle si ajo. Natyrisht dua te jem mirenjohese per njerezit qe e ndihmuan Irenen ne keto vite te veshtira.
Irena qofsh e parajses!"