Reshjet e dendura të shiut të mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar dëme në shtyllat elektrike, dukë lënë pa energji disa zona, kryesisht ato rurale.

Në një njoftim për shtyp, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elekrtike ka dhënë një informacion të përgjithshëm për zonat të cilët kanë mbetur pa energji.

Ajo njofton se numri më i madh i defekteve të shkaktuara nga reshjet e mbrëmshme, janë shkëputjet e përcjellësve, thyerja e izolatorëve në linja, si dhe dëmtimet e shkarkuesve. Sipas OSHEE shkak për vonesën e riparimit të defekteve ka qenë terreni i vështirë ku kalojnë këto linja.

Ndërkohë vonesat në kryeqytet janë shkaktuar pasi shumë prej defekteve janë në kabina private ku ka munguar gadishmëria për lejimin e grupeve të OSHEE-së që të ndërhynin sa më shpejt.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë bën të ditur se në terren vijojnë punën brigadat e avarisë të cilët deri në këto momente kanë riparuar 85 përqind të defekteve. 

Zonat e prekura nga defektet

Rajoni Tirane: Valias ( pjeserisht) energjia pritet te rikthehet sa me shpejt. Nderkohe ne oren 13.30 ka shfaqur defekt nje fider qe furnizon me energji nje pjese te abonenteve ne rrugen Ali Demi

Rajoni Durres: Nikel/Fushe Kruje.

Rajoni Berat:, pjeserisht Potom , Tomorrice/Skrapar.

Rajoni Fier:,Levan, Rajoni Vlore: pjeserisht Xhuherine

Rajoni Shkoder: Rrethina/Shkoder; pjeserisht Lac Vau Dejes/Shkoder

Rajoni Kukes: pjeserisht Margegaj, Lekbibaj, Pac/B.Curri ; pjeserisht qytet Krume

Brigadat e terrenit të kompanisë OSHEE po punojnë për eleminimin sa më të shpejtë të difekteve.

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së vecantë janë në punë.

Te gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet jane skeme normale furnizimi me energji elektrike