Kishit bërë plane pë të pushuar në fund të muajit gusht, por reshjet e mbrëmjes së djeshme të shiut iu bënë të ndryshoni mendje?

Mos u shqetësoni, temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme pas shiut, por ato do të rikthehen sërish në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht.

 

 

Ky fillim muaji është karakterizuar nga temperatura ekstreme deri në 40 gradë. I nxhehti afrikan i pagëzuar me emrin “Luçifer”, i cili është bërë shkak për aktivizimin e disa vatrave zjarri si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera të Europës, fatmirësisht është larguar përfundimisht, por temperaturat priten të pësojnë sërish një ngritje në fundin e muajit gusht.

Në një prononcim për Report TV meteorologia Lajda Porja është shprehur se do vendi ynë do të karakterizohet sërisht masa ajrore të ngrohta që do të vijnë nga Afrika, por nuk do kemi temperatura shumë të larta. Ato do të variojnë nga 34-35 gradë.

"Pritej kjo zbritje e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve të shiut. Parashikohet që situata me vranësira dhe reshje shiu të jetë në zonat malore dhe verilindje të vendit. Temperaturat kanë zbritur deri në 10 gradë celsius prej mbrëmjes së djeshme. Nesër pritet të kemi kthjellime dhe deri në fund të javës të kemi rritje të temperaturave me 1-2 gradë nga dita në ditë. Të enjten do kulmojnë me 35-36 gradë, pra do kemi sërish masa ajrore të ngrohta nga Afrika, por nuk do kemi temperatura ekstreme. Temperaturat do jenë në rritje nga nesër, por vlerat do jenë rreth 34-35-36 gradë, 10 ditëshi i dyta do jetë në këto kushte. Ndërsa 10 ditëshi i fundit i gushtit do ketë temperatura deri në 34-35 gradë. Temperaturat ekstreme të 10 ditëshit të parë nuk do t'i kemi në ditët në vijim të gushtit. Nuk do kemi më vlera 39-40 gradë".