Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti për gjysmëfinalet e Champions League.

Për të pestën herë në historinë e kupave të Evropës Reali dhe Atletico do të përballen së bashku duke sjellë një derbi madrilen në gjysmëfinalen e parë të 2 majit.

Më 3 maj, siç kuptohet, do të ndeshet Monaco me Juventusin, ku francezët në shtëpinë e tyre do nisin të kërkojnë fitoren e parë në gjysmfinalet e Kupës së Kampionëve.

Për arsye adiminstrative, është vendosur edhe cila nga skuadrat do të jetë e zonja e shtëpisë dhe cila udhëtuesja në finalen e Cardiff-it dhe shorti ka vënë përballë fituesen e çiftit Monaco Juventues me fituesen e Real-Atletico. Spanjollëve nuk do iu duhet të udhëtojnë gjatë gjysmëfinaleve, duke i konsumuar përballjet në stadiumin e qytetit të tyre, i cili e ka tashmë të sigurt, një përfaqësues në finalen e madhe të 3 qershorit.

Ndeshjet e kthimit luhen një javë pas të parave, më 9 dhe 10 maj.