Dimri ka vendosur të kthehet sërish edhe t’i marrë disa ditë hua pranverës. Ditën e djeshme, bora zbardhi malet e Librazhdit, Krujës, Kukësit. Por sot nuk kishte si të mungonte bora në Korçë, një fenomen i rrallë ky në këtë periudhë të vitit.

Reshjet e dëborës kanë prekur edhe zonat e Thethit, Bulqizës dhe Shkodrës. Sigurisht që reshjet e borës kanë shkaktuar në këto zona vështirësi në qarkullimin e automjeteve, dhe njerëzve.

Por mos u merzisni nëse kjo periudhë po ju “trishton” pasi mezi e pritët pranverën, dhe ju erdhi dimri, pasi moti do të ndryshojë.

Më 24 prill, temperaturat do të pësojnë rritje deri në 7 gradë Celsius, krahasuar me temperaturat e ditës së sotme.