E kanë quajtur “Princi simpatik” foshnjën që ka lindur në Hungari para disa ditësh, sepse nuk është një fëmijë i zakonshëm. Bence ka pushtuar faqet e mediave ditët e fundit për shkak se ka lindur me flokë krejtësisht të bardhë. Në spitalin Szekesfehervar në Hungari, mjekët thanë se ai nuk është albin, por arsyeja e vërtetë do të mësohet pas disa vitesh.

Sipas origo.hu, flokët mund të ndryshojnë ngjyrë pas dy vjetësh. Sipas mjekëve, flokët e bardhë të Bence nuk janë një shenjë e ndonjë sëmundjeje apo stresi para lindjes. Sipas doktor Zoltan Kummer, pigmenti i melaninës do të mungonte edhe në lëkurë nëse do të ishte albin, por në të vërtetë nuk është kështu. Ata e shpjegojnë arsyen e kësaj lindjeje të pazakontë si një mungesë e përkohshme e një pigmenti. flokët e djalit mund të errësohen brenda disa viteve.