Fjalimi i fundit si President i Barack Obama i ka emocionuar tё gjithё. Ditёn e djeshme, para publikut tё Chicago ai ka bёrё njё pёrmbledhje tё tetё viteve. Ashtu siç e nisi fushatёn elektorale nё 2008-ёn, me fjalёt “Ne mundemi”, ashtu edhe e mbylli: “Ne mundemi. Ne ia dolem. Ne mundemi”, ka thёnё ai dhe gjithё pubiku e ka duartrokitur pafund.

Mes tё tjerash Obama i kushtoi njё hapёsirё tё veçantё edhe tre femrave tё jetёs sё tij, bashkёshortes dhe dy vajzave.

“Michelle, Michelle LaVaughn Robinson, vajza e South Side. 25 vitet e fundit, nuk ke qenё vetёm bashkёshortja ime dhe nёna e dy vajzave tё mia, por ke qenё shoqja ime e ngushtё. Morre pёrsipёr njё rol pёr tё cilin nuk u pyete dhe ia dole sipas mёnyrёs tёnde, me mirёsi, kurajё, stil dhe humor tё mirё. E ktheve Shtёpinё e Bardhё nё njё shtёpi pёr tё gjithё, dhe brezat e rinj kanё synime mё tё larta, sepse tё kishin ty si model. Me kё bёrё krenar, jo vetёm mua, por tё gjithё shtetin”, kanё qenё fjalёt e tij pёr bashkёudhёtaren e jetёs, fjalё qё prekёn çdo tё pranishёm, duke pёrfshirё edhe ata tё dy.

Ndёrsa pёr dy vajzat e tij, pavarёsisht profesionit,  ai do tё jetё gjithmonё njё baba. Dhe kёtё e vёrtetoi edhe me fjalёt qё iu kushtoi atyre. “Malia dhe Sasha, nё rrethana tё çuditshme, ju u bёtё dy zonjusha tё mrekullueshme. Jeni tё zgjuara, tё bukura, por mё e rёndёsishmja jeni tё mira tё matura dhe plot me pasion. Edhe pse ishit nё qendёr tё vёmendjes pёr shumё vite, ju e kaluat me shumё lehtёsi. Pas tё gjithave qё kam bёrё nё jetё, mё shumё jam krenar qё jam babai juaj”, ka thёnё ai mes emocioneve dhe lotёve.

Ndёrsa Michelle nga ana e saj, krahas fotos familjare ka shkruar: "Shumё krenare pёr Presidentin e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs dhe pёr tё gjitha ato qё arritёm sё bashku. Çfarё udhёtim i jashtёzakonshёm, plot me njerёz tё pazёvendёsueshёm. Tё dua Barack".