Një pjesë e mirë e popullsisë nuk e kanë parë kurrë këtë pamje, ndërsa të tjerë thonë që nuk ndodh prej 40 vitesh. Bregu i liqenit të Ohrit në Strugë ka ngrirë, shkruan intv.al, duke ngjasuar me pistat e patinazhit.

Është pikërisht zona që gjatë verës përdoret si plazh në Strugë, ndërsa tani ofron një peizazh krejt të kundërt.