Fjalimi i Meryl Streep, në ndarjen e çmimeve Golden Globes, ka nxitur shumë komentues, përfshirë edhe vetë presidentin e zgjedhur Donald Trump. Edhe pse Meryl Streep nuk e përmendi kurrë me emër presidentit të zgjedhur, në fjalimin e saj, ai nuk e pati problem ta sulmonte hapur aktoren.

Në një varg statusesh në Twitter, të hënën në mëngjes, ai e quajti Streep, që është nominuar më shumë sesa çdo aktor tjetër në histori, për Oscar "një nga aktoret më të mbivlerësuara në Hollywood."

"Ajo është një servile e Hillary-t që ka humbur paq", ka thënë Trump.

Në mbrëmjen e Golden Globes, Streep e përdori fjalimin për çmimin e arritjeve të saj, për të shigjetuar Trump. Pa e përmendur, ajo foli për mungesë respekti dhe dhunë dhe bëri thirrje për mbrojtjen e gazetarëve.

Ajo kujtoi veçanërisht rastin kur Trump u tall me një reporter me paaftësi në vitin 2015.

"Ishe ai momenti kur personi që është zgjedhur të ulet në karrigen më të rëndësishme të vendit tonë, imitoi një reporter me paaftësi fizike," tha ajo. "Dikë që ai e kalon me privilegje, pushtet dhe mundësinë për t’u kundërpërgjigjur."

Trump shkruajti të hënën, siç ka thënë dhe më parë, që nuk e ka tallur kurrë reporterin, Serge Kovaleski të New York Times, por videoja tregon që e ka bërë, duke tundur krahët për ta imituar: "Ju duhet ta shihni këtë tipin."

"Për të 100-ën herë, unë nuk kam 'tallur' kurrë një reporter me paaftësi  (nuk do e bëja kurrë atë), por thjesht e përmenda atë "duke bërë ca gjeste" kur ai ndryshoi  totalisht një histori 16-vjeçare  që të më ulte mua. ", shkruajti në Twitter Trump. "Thjesht më shumë media të pandershme!"

Në nëntor 2015, gjatë fushatës, Trump imitoi Kovaleski-n, të cilit sëmundja, i ndikon lëvizjet. Tema ishte këmbëngulja e Trump-it që kishte parë "mijëra dhe mijëra njerëz" të festonin sulmet e shtatorit 11 shtatorit.

Kovaleski kishte shkruar që autoritet po hetonin për disa lajme që flisnin "për një numër njerëzish" që ishin parë duke festuar. Për deklaratën e Trump nuk janë gjetur kurrë prova.