Në muajin mars, do të nisë zëvendësimi i orëve të mësimit, të cilat janë humbur gjatë periudhës së pezullimit për shkak të gripit dhe të motit të keq.

Deklarata është bërë nga drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, e cila tha se situata po menaxhohet nga Ministria e Arsimit. “Në muajin mars nis zëvendësimi i orëve të humbura mësimore. Nxënësit do zhvillojnë 2-3 orë më shumë mësim në ditë. Nuk ka asnjë gjë për t`u shqetësuar, situata do të menaxhohet dhe po menaxhohet me sukses nga ministria e Arsimit”, tha Gjini.

Me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, shkollat, çerdhet dhe universitet janë mbyllur për shkak të situatës gripale në vend dhe motit të keq. Urdhri për mbylljen e shkollave është dhënë deri në datën 16 janar, por kjo do të varet edhe nga situata e motit.