Ndërkohë që disa qytetet si Durrësi, Vlora, Kruja etj., kanë disa ditë që vuajnë nga mungesa e ujit për shkak të temperaturave të ulëta që kanë ngrirë tubacionet, probleme me ujin janë raportuar edhe në orët e para të së dielës në kryeqytet. Në shumë zona të Tiranës, qytetarët janë ankuar se tubacionet e ujit kanë ngrirë dhe prej disa orësh ka mungesë uji. Probleme me ngrirjen e tubacioneve janë raportuar në Tiranën e Re, në Selitë, Kashar, Linzë, Shkozë, si dhe në zona të tjera periferike të kryeqytetit.  

Për shkak të ngricave kanë ngrirë edhe tubacionet e disa fshatrave përreth dhe prej ditësh nuk ka furnizim normal me ujë të pijshëm.