E shtuna ka kulmuar me temperaturat e ulëta në të gjithë vendin. Vala e të ftohtit polar në Shqipëri ka shënuar temperaturat deri ­3 gradë nën zero në bregdet, deri ­në 7 gradë në zonat e ulëta dhe ­15 gradë në qytetet e zonave malore.

Sipas të dhënave të Meteoalb, në zonat e thella malore termometri ka shënuar deri ­- 18 gradë. Parashikohet që sot (e diel) të mos ketë përkeqësim të situatës termike, ndaj edhe temperaturat do të qëndrojnë pak a shumë në të njëjtat vlera. E hëna sjell rritje të lehta të temperaturave, por kjo rritje bëhet e ndjeshme mesditën e së mërkurës. Reshjet e dëborës rikthehen në zonat malore, kryesisht në zonat lindore në dt. 10-­11 janar, por në sasi më të pakta.