Qindra qytetarë shqiptarë, disa prej tyre të mbështjellë me flamurin shqiptarë, janë mbledhur para Gjykatës së Colmar-it për të protestuar kundër ndalimit të Ramush Haradinaj.

Me shprehje të ndryshme të shkruara nëpër kartat që mbanin në duar, shumica prej tyre në shqip, protestuesit kanë dashur të përcjellë mesazhin që Haradinaj është i pafajshëm dhe ndalimi i tij është i gabuar.

Gjykata e Francës po e mban në paraburgim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas arrestimit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia mbi dhjetë vjet më parë.