Paolo Tramezzani, ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, ka marrë që në dhjetor drejtimin e skuadrës zvicerane të Lugano-s. Mirëpo këto ditë ai ka afruar në radhët e saj edhe një pjesëtar tjetër të Kombëtares Shqiptare, sulmuesin Armando Sadiku.

Pas bisedimeve, vendimi është marrë dhe tashmë zyrtarisht Armando do të luajë me Luganon, ku do të ketë në pankinë një trajner që e njeh shumë mirë.

“Jam i lumtur që u riktheva te Lugano dhe që do të vesh fanellën bardh e zi! Tani të shohim gjysmën e sezonit në Super League!”, shkruan Sadiku i cili ka luajtur me Zurich-un deri tani. Edhe pritshmëritë janë të larta.