Jashtë kostumit televiziv dhe jashtë skenarit të studios, mbrëmja e së martës për Blendi Fevziun ka pasur një skenar të ri. Me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij, Ines, moderatori i “Opinion”, së bashku me disa miq të afërt, organizoi një festë surprizë në ambientet e Bar Restorant Padame, në kryeqytet. Edhe pse në privatësi dhe mes miqve të ngushtë, ka qenë e pamundur të mos binte në sy surpriza për Inesin.

Gjithҫka rreth e rrotull ambientit u kurua me kujdes të veҫantë nga Class Events, që kishte menduar për të përshtatur aksesorët dhe ngjyrat e dekorit të hollë.

Sapo Inesi është lajmëruar dhe ka ardhur pranë ambientit, ka mbetur e mrekulluar nga të gjithë miqtë dhe Blendi, që po e prisnin me fishekzjarre për t’i uruar festën. Në formë të shkëlqyer fizike pak muaj pas lindjes së vajzës së dytë, Alis, Ines dukej mjaft elegante dhe chic.

Mes të ftuarve organizatorë të ditëlindjes kanë qenë edhe Alba Frangaj, Nora Klosi dhe miq të tjerë të afërt të ҫiftit.

Class Events, si ҫdo herë tjetër, ka kuruar ҫdo detaj të festës duke iu përshtatur delikatesës së protagonistes. Me ngjyra të lehta e të ëmbla, pastel, ҫdo copëz e festës fliste me një gjuhë të vetme – class.