Eleni Foureira është padyshim fenomeni i momentit. Këngëtarja me origjinë shqiptare është e preferuar në çdo vend ku luhet muzikë . Eleni me performancën e ‘Fuego-s’ fitoi vendin e dytë në festivalin europian të këngës.

Talenti, zëri, interpretimi dhe bukuria e saj bën që ajo të rrezatonte energji në skenën e madhe të Eurovision-it. E cilësuar si Jennifer Lopez apo Beyonce, ajo arriti të fitonte zemrat e të gjithëve dhe vazhdon të fitojë edhe pas marrjes së çmimit të dytë.

Padyshim që ‘Fuego’ do të shndërrohet në hitin e kësaj vere e do të kryesoj listat ndërkombëtare. Këtë gjë na e bëri të ditur edhe vetë Eleni, e cila përmes disa fotove në Instastories, ka treguar qartë se kënga e saj po dëgjohet në çdo cep të botës. Në kaq pak kohë, ‘Fuego’ kryeson listat jo vetëm në Europë, por edhe jashtë saj. Në fotot e shpërndara nga vetë këngëtarja bukuroshe, kënga e saj po kryeson tashmë  edhe në Brazil. Një lajm i mirë për të gjithë fansat e saj në Europë është se së shpejti Eleni do të nis turneun e saj. 

Çdo cep i botës po përjeton zjarrin, ashtu siç Eleni e solli për ne.