Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë nga kushërira e saj. Lajmi shokues është zbuluar nga familja e saj në dokumentarin e ri mbi divën e muzikës. Dokumentari 'Whitney' flet për jetën e këngëtares, e cila u gjet e vdekur në vaskë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare.

Mary Jones, tezja e Whitney, e cila gjeti trupin e saj të vdekur pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga Dee Dee Warwick, motra e këngëtares Dionne. Whitney i kishte rrëfyer tezes së saj se pëdhunimi kishte ndodhur midis moshës 7 deri në 9 vjeç.

Ajo kujton yllin e muzikës duke i thënë: "Mary unë jam abuzuar seksualisht. Dhe ishte grua." Kur e pyeti se kush ishte, Huston iu ishte përgjigjur: "Ishte Dee Dee Warwick." Sipas Mary, abuzimi seksual vuri në mëdyshje  Whitney mbi orientimin e saj seksual. Ajo tregoi se ishte heteroseksuale duke u martuar me Bobby Brown.