Yjet e “WWE”, John dhe Nikki,  të cilët kanë qenë në një lidhje prej 6 vitesh, kishin planifikuar  të martoheshin më 5 maj, një vit pasi John iu ul në gjunjë në ‘Wrestlemania’, duke i propozuar Bellës për martesë. Nikki Bella e habitur i është përgjigjur John Cena-s, pasi ky i fundit pranoi se dëshiron të martohet me të dhe të kenë fëmijë së bashku. Rrëfimi i John erdhi disa javë pasi ata u ndanë.

 “Unë jam pa fjalë. Kjo është çmenduri” është shprehur  Nikki për prestigjozen “Extra”, duke lënë të nënkuptohet se nuk është e gatshme të kthehet me John, pavarësisht lutjes së tij.

“Unë kam shpresë. Jam në një pikë në jetën time, ku më duket sikur kam humbur një pjesë timen dhe dua të gjej veten e të punoj me veten. Dua që John Cena dhe unë, të dy të jetojmë të lumtur përgjithmonë nëse jemi bashkë apo të ndarë. Nuk dua që të kemi keqardhje e të themi ‘Unë e bëra këtë për ty’ ose ‘Ti e bërë këtë për mua’, ndaj mendoj që në një lidhje duhet të jetojmë momentin”.

 John, në një intervistë për “Today”, foli rreth ndarjes, duke thënë se ishte Nikki ishte ajo që i dha fund. “Ishte shumë e vështirë. Zemra ime ishte e thyer dhe kushdo që e ka përjetuar e di që shoqërohet me ndjenja shumë të këqija” tha ai, duke shtuar. “Unë ende e dua Nikki-n. Unë ende dua të martohem me të dhe ende dëshiroj të kemi një familje me të.”