Për herë të parë ajo performoi në koncertin e "Colours Day", në sheshin "Nënë Tereza" para pak ditësh. Fansat e shumtë ishin mbledhur aty për të shijuar performancën e këngëtares së tyre të preferuar, ndërsa ajo këndoi live për ta disa nga hitet më të suksesshme ndër vite.

Por, detaji që ra në sy ishte veshja plot ngjyra e artistes, tashmë me famë ndërkombëtare. Ajo kishte zgjedhur për të dalë në skenë, një kostum të markës "Versace", shoqëruar kjo me aksesor të artë dhe atlete të bardha me nuanca ngjyrash në të.

Elvana është shquar gjithmonë për stilin e saj të veçantë të veshjes, madje ajo duket se shpenzon shumë për të pasur një look super cool. Sugjerimet më IN dhe më të vlefshme me gjasë që i merr nga miku i saj i ngushtë, stilisti Valdrin Sahiti, ndaj edhe këtë radhë ajo shkëlqeu me pamjen e saj. Sekreti qëndron tek zgjedhja e veshjes apo tek çmimi marramendës që ajo ka?

Sipas "What they wearin", xhaketa e kostumit Versace ka kushtuar plot 2,500 euro, ndërsa streçet, 621 euro. Varësja Medusa, 1,290 euro, ndërsa aksesori i flokëve 190 euro. Atletet? Jo pak, por ato kanë një kosto prej 529 euro. Në total, e gjithë veshja e këngëtares së njohur kushton 5,130 euro.

Një veshje që pa frikë kategorizohet tek blerjet luksoze të saj apo jo?!