Meghan Markle e ka konfirmuar se babait i saj, Thomas nuk do të jetë prezent në dasmën e së bijës më 19 maj. 2 ditë përpara ceremonisë së martesës, e fejuara e Princ Harry-t ka thyer heshtjen, dhe ka folur për këtë çështje për të cilën  është aluduar shumë në media. Në një letër të publikuar nga pallati mbretëror, Meghan falenderon të gjithë njerëzit që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse, që në momentin që ka dalë lajmi se babai i saj nuk do të ishte prezent në këtë ditë të rëndësishme për aktoren.

“Me keqardhje ju lajmëroj, se babai im nuk do të jetë i pranishëm në dasmën tonë. Unë jam kujdesur gjithmonë për babain tim, dhe shpresoj që ai tani të fokusohet në shëndetin e tij”,-ka thënë Meghan.

Meghan ka shtuar në letër, se ajo dhe Harry mezi po e presin këtë ditë kaq special në jetën e tyre. Tani që është konfirmuar që babai i saj nuk do të jetë pjesë e dasmës, me siguri një vend të veçantë në këtë ceremoni do të marrë e ëma e Meghan, me të cilën aktorja ka një marrëdhënie shumë të mirë.