Si një prej zërave brilant të muzikës shqiptare, tashmë ajo po synon edhe tregun ndërkombëtar. Kënga fituese e edicionit të vjetshëm të "Këngës Magjike", është hiti i ri i promovuar edhe në anglisht, me titullin "Insanely in Love", dhe ka rezultuar që tani një sukses.

Por, përveç profilit si artiste, Anxhela Peristeri është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, dhe shpesh ajo bisedat me fansat apo dashamirësit e muzikës së saj i ndan me të gjithë përmes deklaratash e komentesh të ndryshme. Një e ngjashme ka qenë edhe situata e papritur që këngëtares i ka ndodhur gjatë një bisede live me fansat.

Një prej tyre, i është lutur Anxhelës duke i thënë: "Kam përgatitur tre këngë dhe do doja t'i dëgjoje", i ka thënë ai.

Por, ajo që ka habitur të gjithë ka qenë përgjigja e këngëtares. "Mi nis në inbox se ndoshta ke talent", i ka shkruar ajo fansit të saj. Me siguri që e tillë përgjigje, e ka gjetur të pa përgatitur djaloshin që adhuron muzikës e saj.

Më tej, nuk e dimë si ka vijuar biseda e tyre...