Aktorët turq po bëhen gjithmonë edhe më të dashur për publikun shqiptar. Ata kanë një numër të madh fansash në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët shpesh mundohen t`i përshëndesin në gjuhën shqipe. Një tjetër aktore turke ka zgjedhur që të urojë në gjuhën shqipe besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Bëhet fjalë për aktoren Gaye Turgut e njohur në serialin “Beni affet”. Ajo ka shpërndarë një foto të sajën në Instastory, ku shkruhet: “Mirë se vjen Ramazan”. Nuk dihet nëse aktorja është me origjinë shqiptare, apo ndoshta thjesht ka dashur të urojë të gjithë fansat e saj shqiptarë.