Ato të dyja u bënë shoqe gjatë kohës së Eurovizionit dhe Gentit i bëhet qejfi për këtë. Kush mendoi se Andia mund të bëhej xheloze për Eleni Foureira-n, sidomos pas asaj fotoje të Gentit me të, nuk gjeti asnjë argument për këtë.

I sapokthyer nga Eurosong, Genti ishte mbrëmjen e sotme në Top Magazine, nga ku rrëfeu të gjithë eksperiencën e cila e renditi në vendin e 11-të të kompeticionit europian të muzikës.

Por përtej të gjithë këtij profesionalizmi maksimal, nga i cili edhe Genti ka përfituar shumë, vëmendja nuk la jashtë edhe partneren e tij, Andian, e cila u ra në sy të gjithëve. Edhe sonte, Genti nuk mund të shpëtonte pa një pyetje për të: “A u bë xheloze Andia për Elenin?” “Aspak, madje u bënë shoqe të dyja”, – tha Genti tërësisht i qetë.

Eleni, një vajzë me të gjitha asetet fizike, nuk është në shijet e Gentit, kështu që as ai dhe as Andia nuk e kanë parë si “rrezik”: “Varet nga shijet… Shijet e mia unë i kam në krah”, – tha Genti pa e fshehur emocionin për të dashurën.

Me të gjitha cilësitë, por sidomos për thjeshtësinë, për shpirtin dhe për aparencën që ka, Andia i ka fituar të gjitha pikët dhe askush nuk ka pse merakoset: “Një konglomerat i tmerrshëm”, - e quan Genti të zgjedhurën e jetës, me të cilën, në një të ardhme të afërt do të kurorëzojë dashurinë edhe në martesë.

Nuk e kanë menduar ende se kur do të ndodhë, por, natyrisht, nuk do të jetë një dasmë për ta parë bota, por do të jetë një darkë private me njerëzit e ngushtë e më të dashurit.