Emina Çunmulaj e ka ndarë të gjithë periudhën e shtatzënisë edhe me miqtë në rrjet, madje që nga koha kur zbuloi se Ella Faria do të bëhej me një motër apo një vëlla e deri më sot, të gjitha momentet më të bukura i ka publikuar edhe në Instagram.

Foto nga më të bukurat me të bijën, por edhe foto me mesazhe për të gjitha nënat si ajo, kanë dominuar gjatë gjithë periudhës së pritjes së ëmbël.

Ndërsa në fund, pak para se një vajzë apo një djalë të vijë në jetë, Emina ka akoma diçka për të thënë.

Është një mesazh dhe një premtim që modelja i bën bebes që do të vijë shumë shpejt, por është edhe një mesazh që të gjithë shqiptarët i ka bërë krenarë. Me arsye…

Në një foto të fundit me kostum tradicional shqiptar, Emina shkruan: “Të voglit tim. Të premtoj se do të të rrit me të njëjtat vlera me të cilat më rriti nëna mua. Të premtoj se do të të kujtoj gjithmonë se nga është nëna jote dhe sa krenare jam për këtë. Kultura është pasuria më e madhe që kam dhe detyra ime është të të mësoj ty dhe Ella Faria-s bukurinë e kësaj”,- shkruan Emina në përshkrimin e fotos.

Të gjithë ndjekësit e kanë përgëzuar për mesazhin, por edhe për modelin që Emina u jep të gjitha nënave.