Në një mbrëmje të madhe muzikore, kur gjithë Europa i ka sytë aty ndodhin edhe incidente të tilla. Edhe në këtë edicion të festivalit europian të muzikës dikush u ngjit në skenë, kur performonte kënga përfaqësuese e Britanisë së Madhe.

Personi, i cili u identifikua si Kostandin rrëmbeu mikrofonin ndërkohë që SuRie po performonte këngën e saj ‘Storm’ kur ai vrapoi në skenë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë nga Lisbona mbrëmjen e së shtunës. Një deklaratë nga Unioni Europian i Transmetimeve (EBU) tha se policia po heton çështjen. Dr. A.C, i cili bërtiti në skenë 'ne kërkojmë liri', ishte në paraburgim dhe po merrej në pyetje. "Ai është marrë në pyetje nga policia menjëherë pas incidentit dhe më pas është mbajtur në paraburgim deri të hënën 14 maj kur doli para gjykatës në Lisbonë. Ai është liruar me kusht,"-shkruhet në deklaratën e EBU.

SuRie, e cila u rendit e 24-ta nga 26 vende në këtë event, refuzoi mundësinë për të kënduar përsëri pasi performanca e saj u ndërpre.