Aktori i famshëm i Hollywood, Ryan Reynolds  po korr një sukses të jashtëzakonshëm me serinë e dytë të filmit “Deadpool 2” ndërkohë që në një intervistë për “People” ai ka folur edhe për jetën e tij private, familjen dhe marrëdhëniet në familjen e tyre.

43-vjeçari dhe aktorja e suksesshme Blake Lively kanë një martesë të lumtur prej 6 vitesh dhe ndërkohë që një pjesë e mirë e kolegëve të tij po shkojnë drejt divorcit ai ka ndarë me të gjithë rregullin e vetëm që ka për një jetë të lumtur bashkëshortore, të lumtur dhe gjithmonë krahë njeri-tjetrit ashtu siç të gjithë i kanë zili.

Ryan është shprehur se e vetmja gjë që duhet është të qënit gjithmonë i pranishëm. Ai shtoi se me Blake kanë vetëm një rregull në martesën e tyre, kur njëri është me xhirime tjeri qëndron pushim në mënyrë që të kenë kohë për njëri-tjetrin dhe të jenë sa më të pranishëm për fëmijët e tyre. në këtë mënyrë ata janë në një marrëdhënie të ngushtë me njeri-tjetrin, fëmijët dhe jeta e tyre prindërore dhe familjare.