Është përfolur gjërë e gjatë në media historia e dashurisë së Kiara Titos dhe Butrint Imerit. Ata nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë lidhje, megjithëse kanë dhënë sinjale se diçka ka pasur mes tyre. Tashmë duket se çifti nuk janë më bashkë, dhe Kiara disa ditë më parë e ftuar në “Pop Culture” u shpreh se largësia është arsyeja pse nuk ka funksionuar kjo romancë.

Nga ana tjetër Butrinti ka publikuar dje këngën e tij më të re, që po arrin gati 1 milionë klikime. Hiti i ri titullohet “Ma Chérie”, dhe nga teksti i shkruar nga Butrinti, duket si një dedikim për një histori të shkuar.

“Zemër ti, mos mendo me m’thirr, se kurrë nuk më ke pas, tash që seni u krye, bye bye”,-thotë Butrinti në fillim këngës.

Kjo këngë mund të mos jetë dedikim për Kiarën, dhe Butrini thjesht e ka shkruar këtë tekst, duke e ditur mirë që këngët dedikim për një histori të shkuar, pëlqehen shumë.