Gardërobën e saj e ëndërrojnë shumë vajza! Markat më luksoze të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve janë mbledhur aty, sepse ajo është një nga femrat më me stil të showbiz-it shqiptar. Teksa ndodhet në Turqi për të punuar rreth projektit të ri muzikor, Morena Taraku këngëtarja dhe modelja e njohur, na ka dëshmuar se stili për të është çështje zgjedhje, jo e diktuar nga trendet e fundit të modës.

Por, Morena na ka surprizuar të gjithëve! Fotoja e fundit që ajo ka postuar në instagram është vërtet nice. Ajo shfaqet e veshur me një kostum në nuancë nude, me detaje vijash dhe konturesh të zeza, dhe duket vërtet yll.

Ka qenë faqja e njohur, what they wearin, e cila zbulon gjithçka mbi veshjen e personale të shumë personazheve të famshëm shqiptarë, nga markat deri tek çmimet e tyre. Ndaj, duke ju referuar kësaj faqeje, veshja e Morenës, në total ka një kosto shumë normale, krahasuar me stilin dhe luksin me të cilin ajo shfaqet gjithmonë. Xhaketa kushton 39, 95 euro, pantallonat me po të njëjtin çmim, ndërsa këpucët me mini takë dhe dizajn vijash në të, kushtojnë 25,95 euro.

Në total e gjithë veshja kushton 105,85 euro. E çuditshme apo jo?