Nëse ne ende nuk i kemi hequr veshjet e trasha nga gardërroba, sepse moti na bën kapriço të papritura herë pas here, ata të dy kanë nisur zyrtarisht pushimet në një prej vendeve më interesant në botë. Lojtari i skuadrës së Arsenalit, Granit Xhaka i cili kurorëzoi historinë e tij tre vjeçare të dashurisë me një martesë, pak kohë më parë me partneren Leonita, ka bërë gati valixhet dhe është nisur për udhëtim në një destinacion shumë të veçantë, siç është Marrakeshi në Marok.

Përmes fotove dhe videove interesante që kanë postuar secili prej tyre në instagram, çifti i njohur i showbiz-it na tregon se është duke e shijuar në maksimum relaksin në këtë vend pushimesh të rralla. Nga pishina, tek darka romantike, Graniti dhe Leonita shfaqen të lumtur në krahë të njëri-tjetrit.

Dhe si të mos i shijosh pushimet në këtë destinacion tipik luksoz?!