Nuk e dinim, por mbas suksesit së performancave të këngëtares së njohur kosovare qëndron një tjetër emër i famshëm! Ka qenë Klaudia Pepa, balerina e njohur shqiptare, e cila tashmë është një figurë e njohur në radhët e balerinëve dhe artistëve në Itali, që ka postuar një foto vetëm pak minuta më parë.

Ajo shfaqet në të bashkë me Nora Istrefin, teksa të dyja duket se po ushtrohen në një studio kërcimi dhe janë para pasqyrës duke mbajtur të njëjtën posturë. Me siguri, është Klaudia që po i mëson disa lëvizje kërcimi profesionale, dhe këngëtarja duket e përqendruar në këtë proces mësimi.

Ndoshta, Nora është duke punuar për ndonjë videoklip të ri muzikor, që do të përmbajë edhe performancë kërcimi, siç zakonisht këngëtarja e dashur për të gjithë shfaqet në klipet e saj.