Duke i parë gjithë kohës në ekran, për shkak të angazhimit profesional dhe figurës me të cilën jemi mësuar t'i identifikojmë kohë pas kohe, shpesh bëhemi kureshtarë për të mësuar për të kaluarën e tyre, për fëmijërinë, si një prej fazave më të brishta të jetës së njeriut.

Dhe befas, teksa ndeshemi me me fotografitë e vegjëlisë së tyre, kuptojmë se sa shumë kanë ndryshuar! Koha fluturon, vitet bëjnë punën e tyre, televizioni gjithashtu është një terren që nuk i fal gabimet, ndaj përmirësimi i vazhdueshëm i pamjes dhe imazhit është sfidë e tyre e përditshme. Por, vetëm pak orë më parë, një prej gazetareve më të njohura shqiptar, ka postuar një foto të fëmijërisë së saj, ndërsa ndan me ne një moment nga kujtimet e së shkuarës.

Eni Vasili, moderatorja e njohur e "Studio e hapur" në News24, vendi ku "përplasen" idetë, kauzat, ngjarjet e rëndësishme, personazhet e njohur të politikës, medias, ekonomisë, biznesit, e bëjnë atë një prej gazetareve më të suksesshme në median shqiptare. Sot, ajo ka vendosur të na njoh me një foto nga fëmijëria e saj, teksa shkruan në të: "Takimi i parë me rërën. Memorie...".

Neve na duket shumë e ëmbël Eni fëmijë! Po juve ju pëlqen?