Armina Mevlani është bukuroshja që prezantoi Shqipërinë në Miss World dhe tashmë është një ndër blogeret më të famshme në vend. Si një personazh shumë i dashur dhe i ndjekur nga mijëra fansa në profilet e saj në median sociale, Armina gjithmonë sjell risi në fashion dhe është shndërruar në ikonë për shumë të reja në vend.

Zemra e saj rebele, ashtu siç e quan ajo veten dhe blogun e saj, mesa duket, ka qenë gjithmonë e tillë, që në fëmijëri. Armina njihet sot si një vajzë e cila është e lidhur ngushtë me artin dhe të bukurën, dhe mesa duket, këtë lidhje ajo e ka pasur që kur ka qenë e vogël.

Armina ka publikuar disa video nga fëmijëria e saj në Instastory dhe ne vërejmë se ajo nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës. Blogerja vazhdon të ruajë tiparet që ka patur që e vogël dhe sigurisht personalitetin dhe sensin e të rënit në sy.

Në këto video duket Armina teksa merr pjesë në koncerte dhe këndon plot pasion. Gjithashtu Armina ka nxjerrë një video tjetër ku është me shoqet e saj si dhe me të atin Arben Mevlani.

Ne ju ftojmë të shikoni disa shkëputje nga videot e Arminës kur ka qenë fëmijë dhe ju sigurojmë që do të kuptoni shumë për Arminën e sotme.