Ndonjëherë këngët e këngëtarëve shqiptarë janë aq të suksesshme, saqë i kalojnë edhe kufijtë e vendit. Kjo gjë ka ndodhur edhe me këngën “Karma” të Flori Mumajesit, e cila nuk dëgjohet vetëm në Shqipëri, por ajo që nuk dinim është se skuadra italiane e Lazio-s e dëgjon këtë këngë para çdo ndeshje.

Në një intervistë për emisionin “Pa filtër”, Igli Tare, drejtori sportiv i këtij klubi bëri një rrëfim interesant. Në një pjesë të intervistës kur “Karma” dëgjohej në sfond Tare ka komentuar: “Këtë këngë i vë skuadrës gjatë nxehjes para se të dalin në fushë”. Kjo deklaratë e Tares na ka çuditur të gjithëve, ndërsa për Florin kjo duhet të jetë një arritje e madhe.