Una është bekimi më i madh në jetën e tyre! Ndonëse kanë kaluar vetëm katër javë nga ardhja në jetë e vogëlushes, për këngëtarin e njohur të NRG Band dhe bashkëshorten e tij Lolita Begolli, statusi i ri i prindërve u ka sjell një tjetër rrjedh në jetën e tyre.

Gjithsesi, deri para pak ditësh ata ishin treguar të rezervuar në çështjen e publikimit të fotove të fëmijës së tyre, ndërsa ne kujtojmë të vetmin moment nga ardhja në jetë e Unës, ku Besniku bëri të ditur lajmin përmes ekspozimit të dorës së vogëlushes, ndërsa shkroi në dixhiturën e saj: "Fryma jote e parë na e mori tonën".

Por, ka qenë pikërisht Lolita, ajo që ka vendosur të na prezantojnë me vajzën e saj të vogël, përmes një fotoje që të mbush shpirtin plot sapo e sheh. Ajo shfaqet duke mbajtur Unën në duar, ndërsa ne mundemi të kuptojmë përmes fotos se bëhet fjalë për një vajzë shumë simpatike, me tipare zeshkane.

Vërtet një foto sa një mijë fjalë!