Shkrimtarja, fotografja dhe piktorja e njohur Ornela Vorpsi ndodhet aktualisht në Tiranë, ku ka promovuar ekspozitën e saj, të cilën mud ta shihni në sallonin e Kryeministrisë deri më datë 30 qershor. Dje në mbrëmje ajo ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku ka bërë një rrëfim të detajuar rreth jetës së saj.

Siç dihet Ornela është motra e ish-zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsit. E pyetur nga Fevziu për marrëdhënien me të motrën, Ornela ka bërë deklaratën që nuk pritej: “Për momentin i kam prerë marrëdhëniet me motrën time, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndjej që nuk kemi ç`të ndajmë me njëra-tjetrën. Kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë. Kur nuk e kam nuk më intereson më njeriu, qoftë motër. Nuk kam më raporte …këtë kam zgjedhur …të mos kem më raporte.

Për këtë deklaratë të së motrës, Laura Vorpsi ende nuk është prononcuar publikisht.