Zakonisht, në radhët e artistëve të rëndësishëm, vlerësimet nuk thuhen me zë të lartë. Kemi dëgjuar shpesh për brryla, për shkopinj nën rrota, për komente të thëna me shpoti që sulmojnë njërin apo tjetrin syresh, por vlerësime haptazi rrallë ka ndodhur që të ndeshim mes artistë të njohur shqiptarë.

Por, gjithmonë ka edhe përjashtime nga rregulli. Kështu, ka mjaftuar vetëm një intervistë e divës së muzikës Adelina Ismaili, gjatë emisionit "Elite Show" në Kosovë që moderohet nga prezantuesja simpatike Elita Rudi, dhe të gjithë kanë shkruar për të...Adelinës i është vendosur në sfond një këngë, dhe si një lloj sprove, asaj i është kërkuar në studio të zbulojë emrin e këngëtares. Pa u menduar fare, ajo ka thënë reagimin e saj: "Ja njoha zërin. Encën e kam takuar për herë të parë në Sarandë para shumë kohësh. Është e lezetshme”,  është shprehur këngëtarja kosovare.

Dhe një vlerësim i dhënë nga një artistë divë siç është Adelina, është konsideruar menjëherë nga Enca, e cila nuk ka vonuar në reagimin e saj përmes instastory-t ku ka shkruar: "Adelina, edhe unë të dua gjithashtu. Në fakt, është dashuri me shikim të parë”.

Ndërkohë, që këngëtarja e talentuar po shijon momentalisht suksesin e hitit "Dua", ajo siç duket nga deklarata e fundit na tregon herë pas here edhe idhujt apo artistët e preferuar, që ndoshta mund të kenë shërbyer edhe si mentorë në rrugëtimin e saj artistik ndër vite.